• An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
 
 
WEDNESDAY, 19 JUNE 2013
 
 
Programi i avokatise
FSHDPAK  punon për të bërë të mundur respektimin e të drejtave civile, politike, ekonomike dhe kulturore të personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë shqiptare, duke punuar intensivisht për përmirësimin dhe zbatimin e legjislacionit në fusha si përshtatshmëria e ambienteve dhe mjeteve, shërbimet shëndetësore dhe sociale, punësimi, edukimi, përfshirja në proceset elektorale si dhe integrimin social të personave me aftësi të kufizuara.

Procesi i avokatisë dhe lobimit është realizuar në fushata intensive përmes  takimesh, forumesh, korespondence në të gjitha nivelet vendimarrëse e ekzekutive, duke përfshirë Kryeministrin e Shqipërisë, zv/ kryeministrin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Çështjeve të Aftësisë së Kufizuar, Ministrin e MPÇSSHB, Ministrin e Brendshëm, kryetarin e KQZ, drejtues institucionesh vendimarrëse dhe ekzekutive në nivel vendor, përfaqësues të biznesit, etj.

Aktiviteti është zhvilluar përmes ngritjes së grupeve të ndryshme avokatie pranë FSHDPAK, në përputhje me çështjen e përzgjedhur, me pjesëmarrjen e organizatave kombëtare e lokale të aftësisë së kufizuar dhe individë aktivë me aftësi të kufizuara.